Atëherë Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë, dhe ja, ishte shumë mirë.@Zanafilla 1:31
portret
Martin F. Shaw
1875–1958

Ce­cil F. Al­ex­an­der, 1848 (All Things Bright and Beau­ti­ful); Jan Foss (1954–).

Mar­tin F. Shaw, 1915 (🔊 pdf nwc).

portret
Cecil F. Alexander
1818–1895

Refreni

Çdo gjë t’vogël dhe të madhe
T’bukur dhe të mirë,
Çdo gjë që vështrojmë në botë
E bëri Perëndia.

Çdo lule t’but’ që hapet
Çdo zogëz që këndon,
Dhe krah’t e tij të larmë
Me t’cilët fluturon.

Refreni

Çdo mal të zën’ me d’borë,
Burimet që gufojnë,
Agimin edhe muzgun
Që qiellin zbukurojnë.

Refreni

Erën e ftohtë të dimrit
Dhe diellin që na ngroh,
Gjith’ frutat e lezetshëm;
I bëri ai këto.

Refreni

Çdo pemë e lartë në pyjet,
Çdo fush’ ku luajm’ ne,
Kallamat që i mbledhim
Që gjejmë pran’ uj’rave.

Refreni

Na dha ai sy t’i shohim,
Na dha edhe një goj’
T’rrëffejm’ sa ësht’ i madh ai
Që t’gjitha k’to krijoi.

Refreni