Dhe menjëherë engjëllit iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë: ‘Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!’@Lluka 2:13-14
portret
Edwin S. Barnes
1887–1958

Tekst: Këngë tradicionale franceze kremtimi (Les Anges dans nos Campagnes). Përkthyer nga frëngjishtja në anglisht nga James Chadwick, 1862; Jan Foss (1954–).

Edwin S. Barnes (🔊 pdf nwc).

portret
Jan Foss
1954–

Engjëjt, duke fluturuar
Natën lart përmbi kët’ botë,
Sonte shpallin shumë t’gëzuar
Lindjen e Jezusit Zot.

Refreni

E - jani dhe adhurojeni
Mbretin e porsalindur.
E - jani dhe adhurojeni
Mbretin e porsalindur sot.

O, dëgjoni, ju barinj të
Thjeshtë kët’ lajm prej engjëjve.
Rron ndër ne sot Perëndia;
Si një foshnjë plot hare.

Refreni

Tash shqyrtoni, dijetarë,
Kët’ Dëshirë të kombëve.
Yllin ju e keni parë,
Që atë na shpalli ne.

Refreni

Sonte engjëjt prej së larti
V’rejnë me frikë edhe me shpresë.
Zoti papandehurazi
Shpejt në tempull do të zbresë

Refreni