Tani në po atë krahinë ishin disa barinj që rrinin jashtë, në fusha, dhe natën ruanin kopenë e tyre.@Lluka 2:8

Tekst: Na­hum Tate, 1700 (While Shep­herds Watched Their Flocks); Jan Foss (1954–).

Music: Es­te’s Psal­ter, 1592 (🔊 pdf nwc).

portret
Jan Foss
1954–

Një natë, kur ca barinj të thjesht’
Mbi tufat bënin rojë,
Një engjëll u afrua dhe
Lavdia i rrethoi.

Mos kini frikë! tha ai, se u
Tmerruan shumë ata.
Një lajm të mirë dhe g’zim të madh
Ju sjell për botën mbarë.

Për ju u lind një shpëtimtar
I squar në Bethlehem:
Jezusi, Zoti Perëndi,
Tek ju si foshnjë vjen.

K’të shenj’ unë do t’ju jap: ai gjindet
Në një stall’ të vrazhd’,
Me rripa stofi të mbështjell’,
I shrirë në një grazhd.

At’herë bashk’ me engjëllin
U dukën, plot gëzim,
Shumica engjëjsh që e
Lavdëronin Perëndinë.

Lavdi në më të lartin qiell
Dhe paqja qoft’ mbi dhe,
Shpëtimi dhe pajtimi sot
Të gjithë njerëzve.

ilustrim
Bindet barinjtë në Fushës
Carl H. Bloch (1834–1890)