Por ti, o Betlehem Efratah, megjithëse je i vogël midis mijërave të Judës, nga ti do të dalë për mua ai që do të jetë sundues në Izrael, origjinat e të cilit janë nga kohërat e lashta, nga ditët e përjetësisë.@Mikea 5:2
portret
Phillips Brooks (1835–1893)

Phil­lips Brooks, 1867 (O Lit­tle Town of Beth­le­hem); Jan Foss (1954–).

St. Lou­is, Lew­is H. Red­ner, 1868 (🔊 pdf nwc).

portret
Lewis H. Redner (1831–1908)

Qytet i vogël, Bethlehem,
Sa shumë i heshtur je!
Yje të qetë ndriçojnë nga qiejt
Mbi ty gjersa ti fle.
Në rrug’t e tua të err’ta
Një dritë e re u gdhi,
Se Shpresa e gjithë njerëzve
Ka lindur sot tek ti.

O yje të mëngjesit
T’këndojmë me ju dhe ne.
Lavdi në qiell atij që sjell
Pajtim gjithë njerëzve.
U lind nga një virgj’reshë
K’të natë Zoti vet.
Me çfar’ habi këtë çudi
E v’renin engjëjt krejt.

Ashtu si erdhi qetas ai
Atë natë në Bethlehem,
Dhe kjo dhuratë që zbret nga lart
Tek zemrat tona vjen.
Askush nuk e dëgjon dot,
Por në k’të botë plot faj
Fajtorët i pranon tani
Që kthehen prapë tek ai.

O djalë i shenjtë, o djalë hyjnor,
Zbrit poshtë në vatrën tonë.
Çdo faj dëbo, çdo gjë ndrysho,
Që t’rrosh tek ne gjithmonë.
Me g’zim at’ lajm dëgjuam,
Që engjëjt na kanë sjellë.
Na u zbulo, tek ne bano,
O Zot Emanuel!

ilustrim
Kisha e Lindjes, Bethelehem, 1886