’Në është mëkatar, nuk e di, por di një gjë, që isha i verbër dhe tani shoh.@Gjoni 9:25
portret
John Newton (1725–1807)

John Newton, 1779 (Amazing Grace); Jan Foss (1954–).

Virginia Harmony, 1831 (🔊 pdf nwc).

Sa hir madh’shtor, që një fajtor
Si mua, më shpëtoi.
Kur bridhja unë pa shpresë e qorr,
Më ktheu dhe më shëroi.

Për ty t’kem drojë ai më mësoi,
Dhe t’gjej kështu pushim.
Ç’shnd’rrim tek unë ai hir filloi
Kur t’thirra me besim.

Në çdo vështirësi ky hir
Për mua plot’sisht mjaftoi.
Më çoi gjer sot në rrugë të mirë
Dhe do t’vazhdojë t’më cojë.

Bile kur tetë dhjetë mijë vjet
Në qiell do t’kem ndriçuar,
Po edhe aq shumë kohë do t’mbetë
Për të të lavdëruar.