🡅 🡇 🞮

ZOTI YT VJEN!

Unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin. Lluka 2:10
portret
Isaac Watts (1674–1748)

Is­aac Watts, 1719 (Joy to the World); përkthyer nga anglishtja në shqip nga Jan Foss (1954–).

Low­ell Ma­son, 1836 (🔊 ).

portret
Lowell Mason (1792–1872)

Zoti yt vjen! Gëzohu, botë!
Pranofsh ti mbretin tënd.
Një vend t’i japë çdo zemër sot,
Edhe çdo zë një këng’,
Edhe çdo zë një këng’,
Edhe, edhe çdo zë një këng’.

Ja, Shpëtimtari u afrua!
Kudo shpërthen gëzim.
Çdo mal, shkëmb, fush’, lum e përrua
Jehon këtë ngaz’llim,
Jehon këtë ngaz’llim,
Jehon, jehon këtë ngaz’llim.

Gjembat mbi tokë mos rritshin më,
As hidhërim as faj,
Por gjith’ bekimet një pas një.
Ka thyer mallkimin ai!
Ka thyer mallkimin ai!
Ka thyer, ka thyer mallkimin ai!

Me dhembshuri e rreptësi
Ai kombet i drejton.
Drejt’sin’ e dashurisë së tij
Tani gjithkush shikon,
Tani gjithkush shikon,
Tani, tani gjithkush shikon.