Çdo gjë unë të dorëzoj, Zot.
Çdo gjë jap në tërësi.
Do t’të doj’ dhe t’të besoj, Zot,
Në praninë tënde t’rri.
Refreni
Çdo gjë dorëzoj,
Çdo gjë dorëzoj
Çdo gjë unë të dorëzoj, Zot,
Çdo gjë dorëzoj.
Çdo gjë unë të dorëzoj, Zot.
Para këmbëve të tua
Qejfe t’kota i lëshoj, Zot.
Më prano, prano Ti mua.
Refreni
Çdo gjë unë të dorëzoj, Zot,
Plotësisht i yti t’jem.
Frymën Tënde ta pranoj, Zot,
Sa që di, që Ty të kem.
Refreni
Çdo gjë unë të dorëzoj, Zot.
Tërë jetën merre Ti.
Mua më mbush, këtë kërkoj, Zot,
Me fuqi dhe dashuri.
Refreni