Unë e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se ai është i zoti ta ruajë visarin tim deri në atë ditë.@2 Timoteut 1:12
portret
Daniel Whittle (1840–1901)

Daniel W. Whittle, 1883 (I Know Whom I Have Believed); Jan Foss (1954–).

James Mc­Gra­na­han (🔊 pdf nwc).

portret
James McGranahan
(1840–1907)

Nuk di, pse Zoti mirësinë
E tij ma ka treguar;
As pse, kur isha plot mëkat
Mesia vdiq për mua.

Refreni

Por unë e di se kujt i besova
Dhe jam i bindur se ësht’ i zoti
Atë ta ruaj’ që m’u besua
Gjer në ditën kur t’vij’ ai!

Nuk di, si erdhi ai besim
Që mua më shpëtoi,
As si në zemër paqja vjen
Kur Shkrimin e besoj.

Refreni

Nuk di, si Fryma e Shenjtë vepron,
Si ai për faj qorton;
Si nëpër Bibël jep besim
Dhe Zotin ma zbulon.

Refreni

Nuk di se çfar’ gëzime unë
Në jetë do t’takoj,
Çfar’ dit’sh t’vështira, para se
Jezusin ta shikoj.

Refreni

Nuk di as or’n as ditën kur
Do t’vijë Zoti im.
Nëse do t’vdes, a t’jem në re
Me Zotin në takim.

Refreni