Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, Ati i të mëshirëve dhe Perëndia e çdo ngushëllimi, i cili na ngushëllon në çdo shtrëngim tonin, sepse, ashtu si ndër ne teprojnë vuajtjet e Krishtit, po ashtu, nëpërmjet Jezu Krishtit, tepron edhe ngushëllimi ynë.@2 Korintasve 1:3-5
portret
Charles Wesley (1707–1788)

Charles Wesley, 1740 (Jesus, Lover of My Soul); Jan Foss (1954–).

Joseph Parry, 1879 (🔊 pdf nwc).

portret
Joseph Parry (1841–1903)

O dashnor i shpirtit tim
Le t’vrapoj në gjirin tënd
Kur mbi mua uj’rat vijnë
Dhe furtunat bien rënd’
Mua më fsheh, o Shpëtimtar,
Gjersa çdo e zezë t’kaloj’.
Dhe at’ çast përfundimtar’
Përgjithmonë tek ti do t’shkoj.

Asnjë strehë tjetër s’kam
Ty të ngjitet shpirti im.
Mos më lë, pa ndihmë jam;
Por tek ti kam plot besim.
Më përkrah, dhe më forco.
Ndihma mua më vjen nga ti!
Kokën time ma mbulo
Me t’mir’filltën dhemshuri.

Gjithçka kam, Jesus, tek ti;
Po, bile më shumë se kjo.
Ti shëron çdo dobësi,
Qorrat i drejton me dorë.
Ti i shenjt’ je dhe i drejt’.
Unë jam krejt padrejtësi
Plot mëkat ndërsa ti vetë
Plot t’vërtet’ dhe dashuri.

Hir të plot’ tek Ti po gjej
Tër’ mëkatin t’ma mbulojë.
Jep lumenj shëruese
T’rrjedhin sot ku kam nevoj’.
Ti, jet’dhënësi burim,
Lermë falas t’marr nga ti;
Sot gufo në shpirtin tim
Deri në përjetësi.