Dhe Zoti shkonte para tyre, ditën në një kolonë resh…dhe natën në një kolonë.@Eksodi 13:21
retrato
Jan Foss
1954–

Will­iam Will­iams, 1745 (Arglwydd, arwain trwy’r anialwch); Jan Foss (1954–).

John Hughes, 1907 (🔊 pdf nwc).

portret
William Williams (1717–1791)

Zot shpërblyes udhëheqmë
Pelegrin në vend të shkretë.
Jam i dobët por më mban me
Dorën tënde t’fort’ ti vet.
Bukë qielli, bukë qielli;
Më ushqe dhe mua më ngop.

Hap burimin e kristaltë
Ku përroi shërues rrjedh.
T’më udh’heq’ kolona e reve
Dhe e zjarrit kudo që bredh
O çlironjës, o çlironjës,
Më forco dhe mua më mbro.

Dhe kur bregun e Jordanit
Do ta shkel, çdo frikë largo.
Nëpër ujëra vërshuese
Gjer në Kanaan mua më ço.
Këng’ lavd’ruese, këng’ lavd’ruese
Do t’këndoj për ty gjithmonë.

Na merr malli të të shohim
Dhe t’banojm’ tek ti në qiell
Ku do t’gjejm’ në bashkësi të
Ëmbël një dashuri të thell’
Ne që t’presim, ne që t’presim,
Eja merrna për në sht’pi.